Filluan punimet në rrugën nacionale N2, udhëkryqi për Gjilan

16:14 | 11 Prill 2017
Arbresh.info

Të martën filluan punimet për rikonstruktimin e rrugës nacionale N2, udhëkryqi për Gjilan – QMI, llot 1, në gjatësi prej 4 kilometrash dhe në vlerë prej 598,995.97 eurosh.

Në fillimin e punimeve në këtë segment rrugor ishte i pranishëm edhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë.

Sipas kontratës së nënshkruar, kompania e kontraktuar obligohet që punimet t’i përfundojë në afat prej 120 ditësh pune. Mirëpo, zyrtarët e kësaj kompanie janë zotuar se punimet do të përfundojnë para afatit të përcaktuar me kontratë.

Ndryshe, me realizimin e këtij projekti krijohet një parakusht i rëndësishëm për zhvillim më të hovshëm ekonomik të kësaj ane./Arbresh.info/

idj0246_5188 idj0255_3868

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme