Këshilli i Qarkut të Vlorës shkarkoi me 15 vota kryetarin e tij, Sadri Danaj i Partisë Socialiste.
Danaj, i cili njihet si mbështetës i Koço Kokëdhimës, u shkarkua nga votat e PS, PDIU dhe Mega.
Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim braktisi sallën para votimit duke thënë se nuk ishte njoftuar për këtë kërkesë mosbesimi të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
Në mbledhje ishte dhe Damian Gjiknuri, koordinatori fushatës së PS në Vlorë.
Mbledhja u karakterizua nga debate të ashpra dhe në fund vetë Danaj është bërë protagonist i polemikave të ashpra duke pretenduar parregullsi në votim.
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të