Nuk ka rritje ekonomike katër përqind, ashtu siç proklamojnë në ekzekutiv. Ka një rritje ekonomike prej 2.6 për qind që është krejt e natyrshme, nga iniciativat e vetë qytetarëve për të bërë biznes.
Kështu thotë presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, derisa shton se nuk mund të ketë rritje ekonomike dhe rënie të investimeve.
“Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se nuk ka rritje ekonomike 4 për qind. Në Kosovë ka pasë rënie të investimeve. Vetëm në vitin 2016 kemi patur diku efektivisht vetëm 73 milionë euro investime në Kosovë,” është shprehur Pacolli, transmeton arbresh.info.
Ai thotë se Kosova në mandatin e ardhshëm qeveritar do të ketë rritje ekonomike mbi tetë për qind.
“Do të ketë të hyra buxhetore tri herë më tepër sesa ka sot. Do të ketë rritje të GDP-së dy herë më tepër se aktualja. Të hyra për familje, me minimun një të punësuar dhe të ndikojmë direkt në standardin jetësor të qytetarëve,” shprehet ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, në një intervistë në TribunaChannel.
Të gjitha këto, sipas tij, do të ndikojnë direkt në shërbimet ndaj tyre, dhe të binden se mund të qeveriset për interesa të tyre dhe jo për interesa klanore./arbresh.info/
Arrestohet i dyshuari për disa vepra penale në Gjilan
Media gjermane: Alpet Shqiptare, në krye të destinacioneve p...
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin ...
Kosova dhe Lituania nënshkruajnë marrëveshje në Nju Jork
Kurti takon Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardi...
Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për shpëlarje t...