Rusia ka informacion që SHBA është duke planifikuar një sulm ajror në Damask për të fajësuar presidentin sirian Bashar al-Assad, pretendon Vladimir Putin, transmeton portali arbresh.info.
Putin iu ka referuar sulmeve ajrore në periferi në jug të kryeqytetit sirian, ku ai sugjeron që do mund të ishin shënjestra të bombardimeve amerikane.
Presidenti rus gjithashtu ka thënë që sulmi ajror amerikan mbi bazën siriane javën e shkuar ia kujtuan atij pretendimet e bëra për armë të shkatërrimit në masë që u përdorën për të arsyetuar pushtimin e Irakut në vitin 2003.
Këto komente provokuese janë bërë pas paralajmërimit të udhëheqësit rus për përkeqësim të marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit që nga fundi i Luftës së Ftohtë./Arbresh.info
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...