Google ADS

Kosovari Agim Agushi i vendosur për të rikthyer rekordin e “Guinnessit”

14:47 | 11 Prill 2017
Arbresh Info

Rekordmeni kosovar Agim Agushi ka paralajmëruar se ka nisur përgatitjet për rekordin e ri që synon ta arrijë nga mesi i muajit qershor.

Agushi kishte hyrë në librin “Guinness” në vitin 2005 për disiplinën xhonglimi me top në kokë në pozitën ulur duke mbajtur topin për 4 orë 2 minuta e 01 sekondë në eventin e organizuar në Flensburg të Gjermanisë. Megjithatë, Tomas Lludman kishte thyer këtë rekord në vitin 2007 duke mbajtur topin në këtë pozitë për mbi 5 minuta më shumë se Agushi (4 orë 9 minuta 26 sekonda).

Zhongleri kosovar ka thënë për portalin Arbresh.info se synon gjatë këtij viti rikthimin e rekordit të vendosur dhjetë vite më parë nga suedezi, i cili vetëm dy vite më vonë la pas kosovarin nga Vitia.

“Kam filluar përgatitjet intensive, jam i vendosur për të sfiduar këtë rekord të ‘”Guinnessit”. Vendi se ku do të organizohet nuk është vendosur ende, por ekziston mundësia që të bëhet te Universiteti i Evropës Lindore në Tetovë ose në Prishtinë tek Universiteti i Prishtinës”, ka thënë për Arbresh.info, Agushi, i cili synon rikthimin e rekordit të tretë personal në librin e “Guinnessit”

Edhe pse ardhja e arbitrit të librit të “Guinnessit” nga Londra kushton rreth 8 mijë euro, sigurimi i fondeve nuk duket problem për Agushin falë donatorëve që kanë ofruar mbështetje.

Ndryshe, kosovari deri tani ka 20 rekorde botërore./arbresh.info

14141500_1201164709904669_5908857563706586472_n 14368831_1212962058724934_3716593324564481325_n

Të ngjashme