Pagat e zyrtarëve publikë në Kosovë, 400 për qind më të larta se paga mesatare

12:24 | 11 Prill 2017
Arbresh.info

Deputeti i VV-së, Faton Topalli ka thënë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës se qytetarët dhe shoqëria civile janë të shqetësuar në lidhje me lajmet se do të rriten pagat për deputetët.

Topalli ka thënë se në Kosovë, pagat e zyrtarëve publikë janë 400 për qind më të larta se paga mesatare, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, derisa në Kosovë paga e një deputeti është 1490 euro në Zvicër deputetët marrin 2025 euro në muaj.

“Deputeti në Zvicër fiton vetëm 28 për qind më shumë se mesatarja e pagës në atë vend ndërkaq rrogat e zyrtarëve të lartë në Kosovë janë 400 për qind më të larta se paga mesatare në Kosovë./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme