Google ADS

Vriten dy ushtarë rusë në Siri

14:07 | 11 Prill 2017
Arbresh.info

Dy ushtarë rusë janë vrarë pasi u sulmuan me predha në Siri, njofton Ministria ruse e Mbrojtjes, duke shtuar që një ushtar tjetër është në spital në gjendje të rëndë.

Të vrarët ishin duke shërbyer si instruktorë ushtarakë brenda një njësie me forcat siriane, sipas deklaratës, transmeton portali arbresh.info.

Njësia u sulmua nga predhat e një grupi të militantëve.

“Dy ushtarë rusë u vranë nga një shpërthim i mortajës”, tha ministria, duke shtuar se edhe një ushtarak është duke luftuar për jetën.

Ministria nuk e ka detajuar vendin e saktë dhe datën e sulmit, as identitetet e ushtarakëve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme