Emigranti uzbek që dyshohet të ketë vrarë katër persona në sulmin terrorist të javës së kaluar në Stokholm, i ka thënë policisë që veprimi i tij ishte hakmarrje për bombardimet në Siri.
Rakhmat Akilov, 39 vjeçar ka pranuar krimin kur u paraqit para gjykatës në kryeqytetin suedez, transmeton portali arbresh.info.
Ai u kishte thënë burimeve policore që : “Unë jam mysliman dhe mbështes ISIS-in”.
Urdhrin ai e kishte marrë drejtpërdrejt nga grupi terrorist në Siri, zbulon gazeta Aftonbladet.
“Bombardimi në Siri duhet të ndalojë”, citohet të ketë thënë ai sa ishte duke u marrë në pyetje.
Akilov ka folur vetëm kur ka treguar identitetin e tij, ndërsa krimin e ka pranuar përmes avokatit të tij.
“Akilov ka pranuar krimin terrorist dhe pranon paraburgimin”, ka thënë avokati i tij Johan Eriksson gjatë seancës dëgjimore në Stokholm.
Sulmuesi gjithashtu ka lënë 15 persona të plagosur kur u fut në një turmë njerëzish me kamionin e vjedhur./Arbresh.info
“Thika, maska, para të falsifikuara”, policia publikon foto ...
Shtëpia e Bardhë shpreson për arritjen e armëpushimit në Gaz...
Osmani në ShBA njofton për aktivitete që lidhen me agjendën ...
Zbulohet lista e lojtarëve më të shpejtë në Ligën Premier – ...
Izraeli dërgon më shumë trupa në veri të Gazës, vazhdon oper...
Një person në Shtime lëndohet me burgi derisa po punonte në ...