Mustafa: Qeveria do të përkrah digjitalizimin e Bibliotekës

11:26 | 11 Prill 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se bibliotekat janë themelet e një shteti, që bëjnë kërkime shkencore, reflektojnë diversitetin e karakterit dhe janë pritjet që do të realizohen.

Ai tha se Biblioteka Kombëtare e Kosovës, dikur dhe sot kanë qenë dhe kanë punuar për të ruajtur trashëgiminë kulturore veçmas në kohë të vështira.

Mustafa në hapjen e Javës së Bibliotekës tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë përkrahjen për bibliotekën, veçanërisht në aspektin e digjitalizimit të saj.

Kryetari i këshillit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Muhamet Hamiti, i ndau mirënjohje ambasadës së Amerikës në Kosovë për kontributin e kësaj ambasade për mbështetje të Bibliotekës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme