Google ADS

Atentat me armë zjarri në Shijak, policia shpall në kërkim autorin

10:20 | 11 Prill 2017
Arbresh.info

Një tjetër atentat me armë zjarri ka ndodhur në Durrës. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak nga një konflikt i çastit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe si pasojë është plagosur në këmbë, me armë zjarri tip pistoletë, B.K. 25 vjeç, banues në Shijak. I riu ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe mbledhur provat materiale, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të identifikohet autori i ngjarjes, i cili dyshohet se është I.N. 30 vjeç, banues në Shijak.
Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme