Arsenali me rekord negativ në Premierë Ligë

09:31 | 11 Prill 2017
Arbresh Info

Disfata e pësuar ndaj Crystal Palaces i ka sjell edhe një rekord negativ skuadrës së trajnerit Arsene Wenger.

Shpresat e “Topçinjve” për të siguruar një pozitë në top katërshe në Premierë Ligë u goditën mbrëmjen e së hënës nga Crystal Palace në takimin e zhvilluar si mysafirë që përfundoi me rezultat 3 me 0, transmeton portali arbresh.info.

Lexo më shumë: 18 sekondat e tmerrshëm të Granit Xhakës në fushë (VIDEO)

Humbja e pësuar në ‘Selhurst Park’ ishte e katërta radhazi për Arsenalin në ndeshjet si mysafirë, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë nën udhëheqjen e trajnerit francez.

Disfata 3 me 0 ndaj skuadrës së Sam Allardyces vjen pas asaj nga West Bromi (3-1), Liverpooli (3-1) dhe Chelsea (3-1)./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme