Google ADS

Dy gjendjet emocionale që rrisin me 75 për qind rrezikun e atakut kardiak

09:06 | 11 Prill 2017
Arbresh.info

Për vite me radhë, mjeksia nuk e ka marrë në konsiderat ndikimin e emocioneve te sëmundjet por, gjithmonë e më shumë, po bëhet e qartë që gjendjet emocionale ndikojnë në shfaqjen e shumë prej tyre.

Edhe nëse nuk janë shkaktuar prej emocioneve, këto të fundit me siguri që i përkeqësojnë.

Një studim i zhvilluar në Universitetin e Sydney-t, na tregon një fakt vërtetë shqetësues: rreziku për të pësuar një atak kardiak rritet me 8.5% më shumë gjatë dy orëve kur ke përjetuar emocione të forta, sidomos të shkaktuara prej zemërimit ose ankthit. Në rastin e ankthit, rreziku është edhe më i madh.

Për këtë studim janë analizuar 313 njerëz që vuanin nga mbylljet koronare akute. Psikologët analizuan emocionet që kishin përjetuar dy ditë përpara se të pësonin infarktin dhe kanë parë që kishin ndjesi të tilla si tension muskular, humbje kontrolli dhe ishin në gjendje gati për të shpërthyer.

Faktorët kryesorë që kishin ndikuar në këto reagime kishin qenë:

29%-diskutime të ashpra familjare
42% diskutime me të tjerët
14% problem në punë
14% situate të papritura gjatë dhënies së makinës

Studimi tregoi gjithashtu se kur njerëzit zemërohen shumë apo kanë ankthe, kanë ndryshime fiziologjike; rritet frekuenca kardiake dhe kanë koagulime në gjak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme