Policia e Kosovës ka hasur në shumë telashe për furnizim me municion.
Tenderin e parë për furnizim me municion Policia e kishte hapur në vitin 2015, por kishte arritur ta përmbyllte vetëm në vitin 2016.
Nga pesë llote, Policia kishte arritur që vetëm për njërin të nënshkruante kontratë me një operator ekonomik.
Më 27 gusht të vitit 2015, Policia e Kosovës e kishte iniciuar tenderin për furnizim me municion. Tenderi ishte ndarë në 5 llote (pjesë). Më 23 shtator, Policia kishte bërë njoftim për vazhdim të afatit e aplikimit për këtë tender.
Më 27 tetor të atij viti, Policia kishte njoftuar për anulim të kontratës për furnizim me municion.
“Ky aktivitet i prokurimit për pjesën 1 anulohet në mungesë të dy ofertave të përgjegjshme, kurse pjesa 2 dhe 5 anulohet projekti në mungesë të dy ofertave të pranuara”, thuhet në arsyetimin e anulimit të tenderit.
Policia e Kosovës në muajin nëntor të vitit 2015 e kishte iniciuar edhe një herë tenderin për furnizim me municion (ritender). Në ritenderim, Policia e kishte ndryshuar vlerën e sigurisë së tenderit për pesë llotet.
Në tenderin e parë, siguria e tenderit kishte qenë 10 mijë euro për secilin llot. Ndërsa, në ritenderim, siguria e tenderit për llotin e parë ishte bërë 25 mijë e 400 euro, kurse për llotin e dytë ishte bërë 6 mijë e 700 euro. Për tri llotet e tjera (3, 4 dhe 5), siguria e tenderit ishte zvogëluar në vetëm 1,000 euro.
Në muajin janar 2016, Policia e Kosovës kishte arritur të përmbyllte vetëm njërin nga llotet. Për llotin e parë, Policia e kishte rekomanduar për kontratë kompaninë “Lenti”.
Në njoftimin për dhënie të kontratës, thuhet se “Lenti” kishte ofertuar me 573 mijë e 950 euro. Sipas Policisë, kjo ishte oferta më e lirë e përgjegjshme.
Por, Policia e Kosovës kishte dështuar t’i përmbyllte llotet e tjera të këtij tenderi. Në llotin e dytë i kishte pranuar 2 oferta, në llotin e tretë dhe të katërt i kishte pranuar vetëm nga një ofertë, kurse në llotin 5 nuk kishte oferta të përgjegjshme.
“Ky aktivitet i prokurimit për pjesët 2, 3, 4 anulohet në mungesë të dy ofertave të përgjegjshme, kurse pjesa 5 anulohet projekti në mungesë pranimit te ofertave”, thuhet në njoftimin e anulimit të këtij tenderi, që është publikuar më 20 janar 2016.
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...