Në Islandë vjen receta për të shpëtuar të rinjtë nga alkooli dhe droga. Nuk është një shaka, por një lajm i vërtetë, i cili është reflektuar në statistikat e islandezëve gjatë këtyre 20 viteve.
Islanda arrin rezultatin e ëndërruar nga shumë vende të botës. Përqindja e adoleshentëve që deheshin ra nga 48% që ishte në vitin 1998 në 5% në vitin 2016. Tani një studim i publikuar në revistën “Mosaic Science”, thuhet se adoleshentët e ishullit evropian janë më të shëndetshmit në Evropë.
Kush është kjo recetë magjike?
Në fund të viteve ’90 Islanda mbante numrin rekord në Evropë për konsumin e alkoolit dhe përdorimin e drogës nga adoleshentët. Programi pilot, i quajtur “Rinia në Islandë”, gjen recetën magjike për të eliminuar në kohë varësinë e adoleshentëve nga droga dhe alkooli.
Programi u ideua nga profesori amerikan i psikologjisë Harvey Milkman, i ndjekur nga skuadra e kërkuesve të Institutit Kombëtar në SHBA, për abuzimin e drogës. Sondazhet e monitorimit të progresit të varësisë së të rinjve janë bërë në të gjitha shkollat e Islandës dhe në kërkime u përfshinë nxënësit e moshës 15-16 vjeç.
Në kuadër të këtij projektit, qeveria miratoi një sërë masash që kishin gamën e një revolucioni të vërtetë kulturor. Parimet e këtij eksperimenti janë:
Adoleshentët nga mosha 13-16 duhet të ishin në shtëpi në orën 22:00 në stinën e dimrit dhe në verë ju lejohej që të qëndronin jashtë deri në mesnatë. Situata u kthye si një shtetrrethim. Futja e aktiviteteve sportive dhe kulturore në shkolla. Programi ka arritur suksesin e shpresuan, duke shpëtuar shumë jetë.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...