Deputeti i PDK-së, Shukri Buja ka shprehur bindjen se koalicioni PDK-LDK duhet të ndërpritet, sepse nuk përmbushi qëllimet për të cilat u arrit.
Ai ka thënë se koalicioni i madh ishte arritur për të kryer disa punë siç është miratimi i Gjykatës Speciale, miratimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, themelimin e Asociacionit e zhvillimin ekonomik.
“Vetëm kjo e para u bë, dhe atë si u bë”, ka thënë Buja në Interaktiv të KTV-së.
Buja ka thënë se partia në të cilën ai bën pjesë, PDK-ja, është partner i madh i koalicionit, por në Qeveri është e vogël.
“Ka një vendimmarrje shumë të vogël në Qeveri. Barra kryesore në Qeveri është te LDK-ja. Por problemi nuk është vetëm te Qeveria. Nuk po funksionon as Kuvendi, ju e shihni se shpesh nuk ka kuorum për mbledhje. Edhe puna e Kuvendit në një masë varet nga Qeveria, ta zëmë rastin e Demarkacionit, kur Qeveria e sjell në Kuvend dhe e tërheq atë aty deputetët s’kanë çfarë diskutojnë”, ka thënë Buja.
Deputeti Buja ka thënë se ky koalicion i ka 90 vota në letër.
“I ka 90 vota e nuk po mund të kalohen as ligje që kërkojnë votën e 61 deputetëve. Kur ishte Hashim Thaçi kryeministër i kishte 57 vota e kalonte ligjet pa problem”, ka thënë Buja.
Deputeti ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, për të cilën ka thënë se nëse vjen puna që të votohet do të mbajë qëndrimin e partisë.
“Do të mbajë qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë qëndrim kjo parti e ka nxjerr në Konventën e fundit, ku është thënë se nëse ka konsensus institucional për ta miratuar këtë marrëveshje. Nëse do të ketë konsensus institucional unë nuk do ta votojë”, ka thënë ai, teksa ka treguar se konsensusi institucional nënkupton atë brenda partive në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se do të mund të krijohej një komision i ri për demarkacion.
“Nuk e kuptoj pse po insistohet me çdo kusht që të votohet ky version”, ka thënë ai.
“Në aspektin kushtetues dhe ligjor nuk është e detyrueshme që Qeveria të japë dorëheqje, por në aspektin moral do të duhej të jepte dorëheqje. Siç po shihet se po funksionon kjo parti nuk mendoj se do të jepte dorëheqje për shkaqe morale”, ka thënë Buja.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...