Google ADS

Aksident në autostradë, një i vdekur

23:47 | 10 Prill 2017
M. A.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Milot-Fushë Krujë.
Burime nga policia thanë se ka mbetur një person i vdekur nga ky aksident. Një makinë ka përplasur një këmbësor duk i marrë jetën.

Një makinë me targa AA 737 NJ që ka përplasur këmbësorin me inicialet F. A., i cili ka humbur jetën menjëherë.

Viktima mësohet se është nga fshati Malbardhë. Është ndaluar shoferi 32 vjeç me inicialet N. B., nga Tirana.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme