Jo shumë vite më parë, përgatitja e kosit (siç quhet ndryshe, nxënia e kosit) në shtëpi, ishte praktikë e përditshme për të gjitha gjyshet apo mamatë.
Me kalimin e viteve dhe tejmbushjen e tregut me produkte të gatshme, ky zakon, thuajse humbi por këto kohët e fundit, kur pasiguria ushqimore është rritur, zonjat e shtëpive po e blejnë sërish qumështin te fshatarët për ta bërë kosin vetë! Kosi duhet të jetë në mënynë e përditshme të të gjithëve; nga fëmijët deri te të moshuarit! Të paktën një gotë kos në mëngjes apo darkë, është e domosdoshme!
Efektet e tij janë shumë më të mira nëse e përgatisni vetë. Kosi i gatshëm, në shumicën e rasteve, është i përgatitur me qumësht pluhur dhe proteinë të ndryshme në formë pluhuri. Kosi është një burim i mirë proteinash dhe ka një strukturë e cila është burim kalciumi dhe një masë mbrojtëse ndaj infeksioneve të zorrëve dhe atyre urinare. Për të mësuar fëmijët me kosin, nëse nuk e pëlqejnë, shtojini fruta të freskëta dhe mjaltë.
Kosi është një nga produktet më të mira të qumështit sepse është lehtësisht i tretshëm dhe rregullator i shqetësimeve të stomakut. Kosi nuk shkakton fryrjen që ju shkakton qumështi.
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...