Ransomware është metodë e njohur, me të cilën hakerët kriptojnë gjithë bazën e të dhënave tuaja dhe për t’ua dërguar çelësin që t’i hapni, ju kërkojnë një shumë të caktuara parash.
Sulme të tilla kryesisht nënkuptonin një gjë – që përdoruesi duhet të re-instalojë sistemin operativ, në mënyrë që të vazhdojë të përdorë kompjuterin e vet.
Megjithatë, tash është shfaqur metoda e re, e cila është krijuar si shaka, por e cila shumë lehtë mund të përhapet dhe të bëhet e rrezikshme.
Autori i Ransomware fshihet prapa alias Tvple Eraser, ndërsa sipas informacioneve të shumë portaleve të teknologjisë ai vjen nga Koreja Jugore, transmeton KosovaPress.
Raportohet se, madje, publikisht u ka kërkuar falje të gjithë atyre që për shkak të Ransonmware kanë pasur probleme, pasi që “synimi i tij nuk ka qenë maltretimi i individëve, por vetëm të zbavitet me miqtë”.
Pavarësisht se çfarë Tvple Eraser ka thënë, disa këtë e kanë shfrytëzuar për të krijuar tragjedi për shumë përdorues, një lloj të ri të ransomware, i cili është shumë i pakëndshëm dhe i rrezikshëm./Arbresh.info/
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani