Kosova me stadium nacional në vitin 2019, ‘Adem Jashari’ gati në qershor

22:43 | 10 Prill 2017
Arbresh.info

Sonte në emisionin “Përballje” është diskutuar për gjendjen në futbollin e Kosovës.
Ibër Alaj, drejtor i sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini, Sport tha se stadiumi olimpik “Adem Jashari” do të jetë i gatshëm për ndeshje ndërkombëtare në muajin qershor.

“Mendojmë që stadiumi olimpik Adem Jashari, do të adaptohet që në qershor të jetë i gatshëm dhe ndeshja e parë do të luhet dhe do ta bëjmë me standarde”, ka thënë Alaj.

Sipas tij Ministria e Sportit në vazhdimësi po punon që përmirësojë infrastrukturën e sportit e në veçanti atë të futbollit.

“Jemi duke investuar në të gjitha komunat e Kosovës, në stadiume, në terrene të fushave ndihmëse, kështu që sa i përket edhe ndërtimit të stadiumit nacional shpresojmë që në vitin 2019 ta kemi stadiumi nacional të ndërtuar”, ka deklaruar Alaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme