Për shkak të tensioneve mes Rusisë dhe Turqisë për situatën në Siri, Rusia ka paralajmëruar se linjat ajrore mund të ndalohen përsëri.
Fluturimet midis Rusisë dhe Turqisë u rivendosën në gusht të vitit të kaluar, pasi ishin ndaluar në fund të vitit 2015, pas rrëzimit të një avioni luftarak rus në afërsi të kufirit me Sirinë, transmeton portali arbresh.info.
Numri i turistëve në Turqi që nga viti 2016 ka rënë dukshëm, ndërsa në vitin 2014 rreth 3.65 milionë rusë kanë vizituar bregdetin turk.
Turqia dhe Rusia janë në mosmarrëveshje rreth të ardhmes së presidentit sirian Bashar al-Assad. Turqia ka mirëpritur sulmet ajrore të kryera nga Shtetet e Bashkuara në Siri./Arbresh.info
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës