Vështirësitë e mëdha ekonomike të gjigantit kroat të shpërndarjes dhe industrisë agroushqimore “Agrokor” kërcënojnë gjithë Ballkanin, një prej rajoneve më të varfra të Evropës, parashikoi sot administratori i ri i konglomeratit.
“Ne jemi para një beteje (…) që kjo krizë e ndërmarrjes të mos shtrihet në ekonominë e Kroacisë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit”, theksoi Ante Ramljak, i emëruar sot si administrator i grupit dhe që do të ngarkohet për ristrukturimin e tij.
Duke theksuar se prioritet ishte sigurimi i dhënies së pagave dhe pagesës së furnitorëve, ky ekonomist theksoi se nuk kishte shumë kohë.
“Agrokor” punëson në këtë rajon juglindor të Evropës 60 000 persona, dy të tretat e të cilëve në Kroaci.
Shteti ka marrë kontrollin e “Agrokor” në përpjekje për të shmangur një falimentim të grupit, përfitimi i të cilit numërohet prej 6,7 miliardë eurosh në vitin 2016 dhe përbën rreth 15 për qind të Prodhimit të Brendshpm Bruto të Kroacisë, vendi i fundit që është bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
Fryt i një politike të ashpër të blerjeve të financuara nga kreditë bankare, borxhi i grupit është kolosal, vlerësuar në shtator, me gjashtë miliardë euro.
“Agrokor” është një aktor ekonomik i rëndësishëm në të gjithë rajonin, ku papunësia është e lartë.
Të shtunën, kryeministri i Serbisë fqinje, Aleksandar Vuçiç theksoi se autoritetet po punonin për një plan që parashikonte të siguronte që paratë e kompanive të lidhura me sistemin ”Agrokor” të mos dilnin nga Serbia.
Gjigantët serbë të shpërndarjes “Idea” dhe “Merkator” i përkasin “Agrokor”-it./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...