Google ADS

Reagon Lutfi Haziri, e quan akt qyqar kërcënimin ndaj gazetares Arbana Xharra

16:20 | 10 Prill 2017
M. A.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ashpër ndaj kërcënimit që i është bërë gazetares hulumtuese Arbana Xharra.

Ai ka thënë se ndihet i trishtuar nga ky akti qyqar i ngjyrosjes së mureve të shtëpisë së gazetares, Arbana Xharra, ‘si formë kërcënimi e linçimi publik’.

“Ka disa dekada shoqëria kosovare ka dhënë kontribut të madh për ndërtimin e shtetit qytetar, për respektim të të drejtave të njeriut, të fjalës së lirë, e të diversitetit dhe këtë askush nuk mundet me rrënu. Organet e drejtësisë duhet ta thonë fjalën e tyre sa më parë dhe qyqarët ta marrin dënimin meritor. LH”, shkruan Haziri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme