Joanna Palani është një 23-vjeçare, studente e filozofisë dhe politikës nga Danimarka. Por për kokën e saj janë ofruar 1 milion dollarë.
Thuhet se Joanna t’i ketë vrarë mbi 100 militantë të ISIS-it derisa luftonte së bashku me forcat Peshmerga të Kurdistanit në Irak dhe në Siri.
Joanna, e cila është me prejardhje kurdo-iraniane, ka lindur në një kamp refugjatësh në Ramadi, Irak, pas Luftës së parë të Gjirit, citon Syri.net.
Ajo ka qëlluar për herë të parë me armë në moshën 19 vjeçe, kur ishte ende adoleshente, në 2014, kur la kolegjin dhe Kopenhagën për Sirinë.
Ajo shkroi në llogarinë e saj në Facebook se ishte frymëzuar për të luftuar për të drejtat e grave dhe demokracinë, për vlerat evropiane që mësoi si një vajzë daneze.
Joanna iu bashkua kryengritjes kundër qeverisë siriane në prag të Pranverës Arabe, duke luftuar si fillim regjimin e Assad dhe pastaj ISIS-in.
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë