Google ADS

Arrestohet diplomati maqedon, dyshohet për vrasjen e binjakëve trevjeçarë

15:44 | 10 Prill 2017
Arbresh.info

Konsulli i nderit i Maqedonisë në Barcelonë, Mario Cezar Deus, është arrestuar në Afrikën Jugore, si i dyshimtë për vrasjen e binjakëve trevjeçarë, shkruan gazeta spanjolle El Pais.

Sipas gazetës, nëna e fëmijëve që është shtetase suedeze, i ka gjetur trupat e fëmijëve në rezidencën verore të konsullit në afërsi të Kape Town.

Policia afrikano-jugore bën të ditur se konsulli ka ikur nga rezidenca në momentin që ka arritur nëna e fëmijëve, por më vonë Deus është arrestuar.

Makfaks ka kërkuar informacione nga MPJ-ja për këtë rast, por janë përgjigjur se janë në pritje të informacioneve nga Spanja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme