Google ADS

Rrihet në diskotekë futbollisti i Kombëtares së Anglisë (VIDEO)

14:54 | 10 Prill 2017
Arbresh.info

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë dhe skuadrës së Everotnit, Ross Barkley, është sulmuar në një klub nate në qytetin e Liverpulit, përcjellë Arbresh.info nga mediat angleze.

Ai është rrëzuar në tokë pas disa goditjeve, derisa situata është qetësuar për pak minuta pas intervenimit të sigurimit.

Rasti është zbuluar nga kamerat e sigurisë derisa policia nuk ka marrë një denoncim për këtë rast.

Gjithsesi, Barkley është paraqitur në stërvitjen e ditës së hënë të Evertonit si çdo ditë tjetër, duke u sjellë normalisht pavarësisht incidentit të ndodhur disa orë më parë. /Arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=Lq7Zx1vOjpM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme