Besa e Pejës e nisi këtë edicion me synime të mëdha, raporton Arbresh.info.
Klubi nga Rrafshi i Dukagjinit edhe pse bëri përforcime të shumta dhe klubi u organizua shumë mirë, nuk arriti që ta ndjek titullin deri në fund.
Megjithatë, edicioni mund të shpëtohet pasi që Besa ndodhet në gjysmëfinale të Digitalb Kupës.
Futbollisti me shumë përvojë i kësaj skuadre, Fisnik Papuçi flet për këtë kampionat në një prononcim për Arbresh.info. “Duke e marrë parasysh ekipin që e kishim dhe përforcimet që erdhën, synimet e Besës në fillim kanë qenë titulli dhe Kupa. Mirëpo, sa i përket titullit kemi ngecur. Tashmë jemi të fokusuar në Kupë dhe kemi gjasa të mira që të shkojmë në finale”, ka thënë Fisnik Papuçi për Arbresh.info.
Ai foli edhe për tetë ndeshjet e mbetura në kampionat.
Besa mbetet e pesta me 41 pikë të tubuara. “Në çdo ndeshje do të shkojmë për fitore në mënyrë që të rangohemi sa më lart në tabelë. Do tua japim rastin edhe futbollistëve të rinj që kishin më pak minutazh ose disa futbollistëve që janë me shumë perspektiv”, shtoi mbrojtësi Fisnik Papuçi. /Arbresh.info
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele