Në Suedi është mbajtur një minutë heshtje, në kujtim të viktimave nga sulmi i javës së kaluar me kamion, që dyshohet se u krye nga një person nga Uzbekistani.
Një turmë e madhe u mblodh në rrugën Drottininggatan, ku sulmuesi përplasi kamionin e tij në turmën e njerëzve, duke vrarë katër persona dhe plagosur 15 të tjerë.
Një ceremoni e ngjashme zyrtare është mbajtur po ashtu në Stokholm, ku kanë marrë pjesë kryeministri Stefan Lofven, Mbreti Carl XVI Gustaf dhe shumica e anëtarëve e familjes mbretërore dhe kryetari i Stokholmit, Karin Wanngard.
“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi përpara dhunës. Ne kurrë nuk do lejojmë që terrori të fitojë”, ka thënë Wanngard.
“Stokholmi do të vazhdojë të jetë qyteti i hapur dhe tolerant”, ka shtuar ai.
I dyshuari i këtij sulmi është arrestuar disa orë pas sulmit.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...