Prishtina ka shprehur keqardhje për ngjarjen e ndodhur në tribunën e stadiumit “Agron Rama”, gjatë ndeshjes kampionale të javës së XXV ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës, me ç’rast u sulmuan zyrtarët e klubit mysafir.
Reagimi Prishtinës
Përkundër përpjekjeve për organizimin sa më të mirë të ndeshjes në kushtet që iu ofron stadiumi në fjalë e ku ne vetëm i zhvillojmë ndeshjet, sipas raporteve të policisë një grup i simpatizuesve të klubit sulmuan zyrtarët e klubit mysafir, meqë rast pati edhe të lënduar.
Si gjithmonë klubi i futbollit Prishtina, është kundër dukurive negative që nuk lidhen me sport. Andaj fton simpatizuesit e futbollit që të sillen në kuadër të kritereve dhe standardeve evropiane të futbollit.
Klubit të futbollit Prishtina, edhe pse nuk e ndjen vetën përgjegjës, i kërkon falje skuadrës mike nga Mitrovica dhe të gjithë opinionit sportdashës dhe distancohet fuqishëm nga këto akte që nuk e shpijnë lojën e futbollit në aspiratat e klubit për rregullimin e gjendjes së futbollit në Kosovë.
Po ashtu, klubi iu bënë thirrje edhe simpatizuesve të saj, që të jenë korrekt gjatë ndeshjeve si në anim, po ashtu edhe në sjellje, pa marrë parasysh rivalitetin në fushë. Vetëm në këtë mënyrë e ndihmojnë klubin e zemrës dhe e përkrahin atë drejt sukseseve. Sepse, në fund të fundit dëmtohet vetëm klubi ynë. FC Prishtina, 10 prill, 2017.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...