Adriana Matoshi e cila nga seriali ‘O sa mirë’ njihet si Sasa është njëra ndër aktoret më të preferuara shqiptare.
Ajo, përveç si aktore e suksesshme është edhe një nënë tejet e përkushtuar.
Adriana është nënë e katër fëmijëve të cilëti ka me ish bashkëshortin e saj, aktorin e njohur Albert Sylejmani.
Dyshja tash e një kohë i kanë ndarë rrugët, derisa e kanë rimarrë shumë mirë veten. Aktorja duket tejet e lumtur pranë fëmijëve të saj të cilët bazuar në disa foto duket se takohen edhe me babain.
Ajo, e hapur si gjithmonë ndaj mediave sa i përket anës profesionale, e kontaktuar nga ne sa i përket kësaj çështje nuk ka dashur të flas për jetën private, konkretisht ndarjen derisa burime të lajmi.net e kanë konfirmuar një gjë të tillë.
Në vazhdim ju sjellim disa foto të tyre bashkë të cilat Alberti i mban ende në llogarinë e tij Facebook, në fakt nëse jo burrë e grua, marrëdhëniet e tyre ‘shoqërore’ nuk janë shkëputur.
“Kosova Kosova” brohorasin kadetët dhe ushtarët amerikanë, O...
“Mirror”: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar për pushime n...
Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të ...
Gërvalla në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme në...
Policia jep detaje për vrasjen e Florim Zeqirit, rasti duke ...
Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, policia nis he...