Google ADS

LSDM kërkon të votohet kryetari i Kuvendit, VMRO refuzon

13:01 | 10 Prill 2017
Arbresh.info

Deputetet e LSDM-së, nëpërmjet Oliver Spasovskit, kërkuan qe me përkrahjen e 10 deputeteve dhe duke u bazuar në nenin 78 të rregullores së Kuvendit, që të diskutohet për pikën 4 të rendit të ditës, e që është zgjedhja e kryetarit, por që menjëherë refuzoi kryesuesi i seancës konstituive Veljanovski.

 

Sipas tij, neni 78 parashikon qe rendi i ditës mund te ndryshoj por, para e jo ne mes te debatit. Ndërsa ky tentim i LSDM-së nga VMRO DPMNE u kuptua si nxitim i liderit te LSDM-së, Zoran  Zaev, për të plotësuar premtimin e dhëne partive shqiptare për deklaratën e përbashkët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme