Për komunitetin turk të Djebelit, në jug të Bullgarisë, referendumi i 16 prillit në Turqinë fqinje shton rrezikun e rindezjes së tensioneve mes dy vendeve, në sfondin e presionit nacionalist.
Është ditë tregu nën minaretë e kësaj qendre emblematike të turqve të Bullgarisë, ku shumica e qytetarëve me dy nënshtetësi parashikon të marrë pjesë në referendum.
Turqit e Bullgarisë përbëjnë një komunitet me rreth 700 000 banorësh, të vendosur në këtë shtet që prej periudhës së pushtimit osman në Ballkan dhe përfaqësojnë gati 10 për qind të popullsisë së vendit, një shifër rekord në territorin e BE.
Por, më tepër se sfida e rezultatit të zgjedhjeve, forcimi i kompetencave të presidentit Recep Tayyip Erdogan, do të ketë ndikim në jetesën e përditshme, një fakt që po shqetëson banorët.
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...