Ditën e zgjedhjeve në 7 Maj, në Kavajë, opozita do të organizojë një protest me mbështetës nga e gjithë Shqipëria. Protesta pritet të jetë një kundërpërgjigje për procesin e zgjedhjeve që mazhoranca ka vendosur të zhvillojë duke shpërfillur opozitën.
Në një reagim zyrtar të PD-së thuhet se “Koalicioni opozitar i mbledhur sot, konfirmon qëndrimin për mosregjistrim në KQZ deri në arritjen e një pakti politik, për krijimin e qeverisë teknike që do të sigurojë zgjedhje të lira, dhe koalicioni opozitar vendosi mbajtjen e një proteste të madhe kombëtare më 7 Maj në Kavajë”,shkruan Lapsi.
Mbetet për t’u parë se si do të jetë procesi zgjedhor në Kavajë më 7 Maj, nëse opozita do të organizojë një protestë të madhe në Kavajë me mbështetës të saj nga e gjithë Shqipëria.
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...
Koperniku: 2024 ishte viti më i nxehtë në histori
Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në...
Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, merr disa vendime
Vdekja e një studenti shkakton protesta të dhunshme në Kinë
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet