Zlatan Ibrahimoviq duket se e ka vendosur ku do të luajë sezonin e ardhshëm, teksa “tuttomercatoweb” raporton sot se rinovimi me Manchester United është shumë pranë.
Për suedezin po këmbëngul LA Galaxy, që e do në ekip dhe Mino Raiola para pak kohësh ishte në SHBA për të biseduar me klubin amerikan në lidhje me një marrëveshje të mundshme për sezonin e ardhshëm.
Por, nga ajo që shkruan sajti italian, rinovimi Ibrës me anglezët pritet të mbyllet në harkun kohor të dy javëve. Sulmuesi 35-vjeçar nënshkroi vjet një kontratë 1+1 me United dhe tanimë duhet të vendosë nëse duhet ta vijojë bashkëpunimin.
Trajneri Jose Mourinho është shprehur më parë në media se do të ishte i kënaqur nëse sulmuesi do të qëndronte në ekipin e tij, por edhe nëse do të ikte për një aventurë të re, do e mirëkuptonte atë, pasi sipas tij më e rëndësishme është që Ibra të jetë i kënaqur, ashtu si familja e tij.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?