BIK mund ta luftojë më së miri ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin

11:31 | 10 Prill 2017
Arbresh.info

Qendra Kërkimore për Politikat e Sigurisë ka prezantuar sot të gjeturat e hulumtimit “Faktorët ndikues në radikalizim dhe Ekstremizëm të Dhunshëm”.

Burim Ramdani nga kjo Qendër tha se propaganda nëpër kanale të ndryshme ka ndikuar që tek të rinjtë e Kosovës të përhapet ideologjia e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, shkruan arbresh.info.

“Janë 19 faktorë që i kemi identifiku që kanë ndikuar në radikalizim dhe ekstremizëm të dhunshëm të cilat i kemi ndarë në 4 grupime. Propaganda dhe rrjetet sociale si pjesë që këta të rinj e kanë marrë si informues për veti, kanë ndikuar më së shumti që ata të bien pre e saj”, ka thënë Ramadani.

Ai shtoi se gjetja kryesore e këtij raporti është se parandalimi i ekstremizimit të dhunshëm bëhet në komunitet dhe jo larg komunitetit.

Ndërkaq, Xhabir Hamiti, profesor i Studimeve Islame tha se një prej të gjeturave kryesore në këtë hulumtim është keqinformimi apo mosinformimi i drejtë për atë se çfarë po ndodh në Siri dhe Irak.

“Një prej të gjeturave kryesore është keqinformimi apo mosinformimi i drejtë për atë se qfarë po ndodh në Siri apo Irak, në luftërat që po zhvillohen atje. Ndjenja e izolimit po ashtu ka ndikuar, pasi një pjesë e të rinjvë nuk kanë pasur mundësi ta shohin botën ndryshe”, është shprehur Hamiti.

Ai ka thënë se pasluftës në Kosovë kanë ndikuar edhe operimet e fushatave dhe fondacioneve të huaja me motive fetare.

Ramadani dhe Hamiti thanë se BIK mund të luajë rolin kryesor në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

QKPS nga ky hulumtim ka nxjerrë edhe rekomndime për institucionet kryesore të vendit duke përfshirë këtu Bashkësinë Islame të Kosovës, Kuvendin, Qeverinë, komunat, shoqërinë civile dhe mediat./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme