Senatori amerikan John McCain pritet të mbërrijë sot në Beograd për të biseduar me kryeministrin serb, tashmë presidentin e zgjedhur Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq tha se me senatorin amerikan do të diskutojë situatën në Kosovë dhe Serbi.
Kryeministri serb, në një konferencë të mbajtur mbrëmë ka theksuar gjithashtu se pjesë e diskutimit pritet të jenë marrëdhëniet me Sirinë, dhe të orientimit politik të jashtëm të Serbisë.
Vuçiq ka thënë se Kosova do të jetë një nga temat, por shtoi se kjo gjë është e vështirë për t’u mbajtur gjatë në bisedë pas siç tha ai deklaratave të bëra nga Daut Haradinaj dhe Hashim Thaçi për thirrjen që shqiptarët në Maqedoni duhet t’i marrin gjërat në duart e tyre.
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi