Edhe këtë vit pa ushtri

08:37 | 10 Prill 2017
Arbresh.info

Kosova nuk pritet ta formojë ushtrinë e saj brenda pak muajve. Pas tërheqjes së presidentit Thaçi nga iniciativa e tij që kjo të bëhet përmes ligjit, tani njohësit e çështjeve politike dhe juridike në vend thonë se themelimi i ushtrisë do të marrë kohë. Madje ata thonë se e domosdoshme do të jetë edhe një qeveri tjetër

Ndërrimi i misionit të FSK-së në ushtri tani është i lidhur ngushtë me shpejtësinë e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

E sipas njohësve të proceseve politike dhe juridike në vend, as njëra e as tjetra nuk pritet të ndodhin brenda pak muajve, siç paralajmëroi presidenti Thaçi në fjalimin e tij në Koshare ditën e djeshme.

Bashkërendimi me NATO-n, SHBA-në dhe BE-në dhe aprovimi i tyre, sipas analistëve kosovarë, është i domosdoshëm. E për “aventurën” e presidentit Thaçi ka edhe të tillë që ia kërkojnë dorëheqjen si akt moral.

Në anën tjetër, opozita kosovare edhe njëherë ka thënë se Kosova ka humbur mjaft kohë në kompletimin e sektorit të sigurisë. Sipas tyre, është e papranueshme që të pritet në “përjetësi” amini i një force politike e cila lidershipin e ka në Beograd.

Kurse, i ka bërë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që mos t’i pranojë më aventurat e presidentit Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme