Barcelona apo Bayern, kush do ta rrëmbejë këtë futbollist?

08:21 | 10 Prill 2017
Arbresh.info

Dy gjigantët evropian, Barcelona dhe Bayern Munich janë të interesuara për mbrojtësin e Feyenoordit, Rick Karsdorp, raportojnë mediat e huaja.

Holandezi është duke bërë një sezon mjaft të mirë me Feyenoordin, dhe paraqitjet e tij të mira nuk kanë mundur t’i ikin syve të skautëve të Barcelonës dhe Bayern Munich.

Siç raportohet Barça dhe ‘Bavarezët’ janë duke përgatitur ofertën e tyre për Karsdorp, i cili duket se është gati për t’u bërë pjesë e ndonjë klubi më të madh se Feyenoordi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme