Një grua 64-vjeçare në Spanjë e cila dy muaj më parë solli në jetë dy binjakë, një djalë dhe një vajzë po përjeton një dramë të vërtetë.
Shërbimi Social ka vendosur t’ia marrë fëmijët Mauricia Ibanez, me argumentin se gruaja nuk është në gjendje të kujdeset për të vegjlit, Maria dhe Gabriel.
Të njëjtën situatë ajo kishte kaluar më herët me vajzën e parë Blanca, 6 vjeç, e cila aktualisht jeton në Kanada me prindërit birësues.
Para se të vendoste të kishte fëmijën e saj të parë, Ibanez ishte diagnostikuar me një çrregullim të fortë të personalitetit.
Blanca e vogël ishte vendosur më pas në kujdestari, pasi gjykata vendosi se nëna e saj nuk ishte në gjendje të kujdeset për fëmijën. Blanca kishte vuajtur nga izolimi, jetonte në një shtëpi me higjenë të dobët dhe nuk dërgohej në shkollë.
Vetë 64 vjeçarja shprehet se: “Nuk kishte asnjë arsye racionale pse më morën vajzën time të vogël, e dua përsëri këtu. Ndjehem në mënyrë të përkryer dhe në gjendje që të kujdesem për të tre fëmijët, duhet të jenë me nënën e tyre”.
Sipas zëdhënësit të Shërbimit Social, “një ekip multidisiplinar ka monitoruar situatën e Ibanez pasi ka lënë spitalin. Të gjitha raportet konfirmojnë se binjakët duhet të transferohen në një kontekst të ndryshëm. Avokati i gruas ka pranuar se “ajo është shumë e shkatërruar dhe e traumatizuar. Herën e parë që i morën të bijën ishte shumë e dhimbshme për të, por këtë herë është shumë më keq.”
Mauricia Ibanez ngeli shtatëzënë pasi iu nënshtrua fertilizimit in vitro në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa binjakët, vajzë dhe djalë, lindën me operacion në Spanjë.
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...