Këto janë lajme që janë të krijuara tërësisht për të mashtruar lexuesit.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar, ishin të mbushura me shembuj lajmesh, sipas të cilave “x person i famshëm kishte mbshtetur Donald Trumpin”, kur nuk ishte aspak kështu.
Faqet humoristike, si “Onion” apo “Daily Mash” paraqesin lajme të rreme me qëllim që të satirizojnë mediat. Problemet shfaqen kur lexuesit e shohin lajmin të shkëputur nga konteksti dhe e ndajnë me të tjerët.
Mashtrime, që më pas raportohen pa patur qëllim të keq, ose padashje, nga burime informacioni të besueshme. Një shembull i kohëve të fundit mund të jetë lajmi për bashkëthemeluesi të birrës korona. Sipas këtij lajmi, në testamentin e tij, ai bëri gjithësecilin banor të fshatit të tij, një milioner.
Elemente të vërtetë por të zgjedhur në mënyrë selektive nga një lajm, dhe që bëhen bashkë për t’i shërbyer një agjende. Një prej shembujve më kryesorë është shkenca e nxitur prej “marrëdhënieve publike” për produktet ushqimore. Si për shembull kur shkruhet se “x ushqim që mendoje se ishte i pashëndetshëm, në fakt është i mirë për ty”.
Për çështjet ku ka përplasje të ideologjive apo opinioneve – për shembull konfliktet territoriale – ndonjëherë nuk ka një bazë të përcaktuar për të vërtetën. Gazetarët mund të jenë në mënyrë të pavetëdijshme të anshëm, ose të perceptohen si të tillë.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...