Presidenti Donald Trump po vazhdon riorganizimin e stafit të tij për sigurinë kombëtare.
Ndihmësit e presidentit konfirmuan sot se zëvendës këshilltarja e sigurisë kombëtare K.T. McFarland, e cila ka punuar për tre administrata republikane të mëparshme, pritet të bëhet ambasadorja e ardhshëm amerikane në Singapor.
65-vjeçarja McFarland u bashkua me stafin e Shtëpisë së Bardhë si ndihmëse e ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Gjeneralit Michael Flynn. Presidenti Trump e shkarkoi zotin Flynn pas 24 ditësh në detyrë, pasi doli se ai kishte gënjyer për kontaktet e tij me ambasadorin rus në Washington.
Gjenerali H.R. McMaster, i cili zëvendësoi Michael Flynn, po riorganizon stafin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare që shërben si grup këshillues për presidentin e SHBA. Javën e kaluar, shefi i presidentit për strategjinë, Steve Bannon, të cilin presidenti e kishte përfshirë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare duke zgjuar kritika të forta në qarqet e politikës së jashtme në Washington, u largua nga ky këshill.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion