Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane me një kilogram kokainë të pastër, e cila nëse do të shitej në treg me pakicë do të mund të fitonte deri në 300 mijë euro.
Në pranga ka përfunduar 29 vjeçari Eltjon Spata, ndërsa nën hetim është vënë edhe një 66 vjeçar italian, pasi e ka ndihmuar shqiptarin për të kryer veprimtarinë e paligjshme.
Shqiptari ishte mbajtur nën vëzhgim në Savona ku edhe jetonte si dhe në Albisola, ndërsa kohën e fundit kishte banuar në Celle Ligure.
Pasi ka pikasur se po ndiqej nga policia, shqiptari është nisur në drejtim të Albisola-s, bashkë me një shtetas italian. Oficerët e Guardia di Finanza, kanë zhvilluar kontrolle në shtëpinë e shqiptarit ku kanë gjetur 60 gramë kokainë dhe 500 euro para të gatshme. Policia gjeti edhe një celular me një listë të rëndësishme klientësh.
Në banesën e 66 vjeçarit italian kanë gjetur edhe 800 gram kokainë të pastër, peshore she sende të tjera. Mesatarisht, një gram kokainë kushton nga 70 deri në 80 euro, ndërsa shqiptari ka shpenzuar 100 mijë euro për ta blerë kokainë. Shqiptari është dërguar në burgun e Marassi-t.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...