Google ADS

Macja e zezë ndërpret fjalimin e Kryetarit të Bashkisë

00:45 | 10 Prill 2017
Trina Galanxhi

Macja e zezë ndërpret lidhjen direkte të Kryetarit të Bashkisë për të pirë kafe nga filxhani i tij.

Ndërkohë që Nils Usakovs, Kryetari i Bashkisë së Rigas, kryeqytetit të Letonisë, ishte në një lidhje online me Q&A duke diskutuar mbi pronarët privatë dhe investimet në pronat e tyre, gjërat filluan të bëheshin interesante vetëm në pak sekonda.

Macja e tij u shfaq papritur përpara kamerave, u hodh në tavolinë dhe filloi të pinte kafe nga filxhani i tij.
Usakovs nuk ka reaguar dhe u përpoq që ta përkëdhelte Dumkan, por kjo e fundit është hedhur nga tavolina pasi shijoi kafen.
“Mirë. Të gjitha gjërat mund të ndodhin këtu,”-ka thënë ai, duke iu kthyer përsëri temës mbi biznesin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme