Chelsea e synon me çdo kusht talentin e Lazios (FOTO)

23:53 | 9 Prill 2017
Arbresh.info

Chelsea raportohet se nuk është dorëzuar në ndjekjen e mesfushorit të Lazios, Lucas Biglia.

Argjentinasi 31-vjeçar po hyn në muajt e fundit të kontratës së tij në kryeqytetin romak dhe bisedimet për kontratë të re akoma s’kanë nisur.

Sipas “Calciomercato”, Antonio Conte është fans i madh i lojtarit dhe do ta monitorojë situatën nga afër.

Po ashtu raportohet se klubi i ka vënë çmimin 30 milionë paund për lojtarin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme