Google ADS

Uruguai shteti i parë në botë i cili do të shes kanabis në farmaci

23:52 | 9 Prill 2017
Trina Galanxhi

Vendi i Amerikës së Jugut do të jetë shteti i parë në botë i cili lejon që kanabis të shitet ligjërisht dhe që nga muaji korrik në mënyrë zyrtare ai do të fillojë të shitet në farmaci.

Ky veprim është vënë në lëvizje që në vitin 2013, me një ligj i cili legalizonte plotësisht tregtinë e kanabisit. Megjithatë, ai ka qenë një proces i ngadaltë për të vendosur ligjin në praktikë.

 “Kanabis do të shpërndahet në farmaci duke filluar që nga muaji korrik,”-tha asistenti i Presidentit, Juan Andres Roballo në një konferencë për shtyp.

Ligji kërkon që blerësit duhet të regjistrohen në një regjistër kombëtar tha Roballo, i cili do të jetë në funksion që nga data 2 maj. Çmimi  do të jetë 1.30 dollarë për gram.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme