Blushi: Kriza po hyn në krizë, vendi edhe pa institucione

22:09 | 9 Prill 2017
Trina Galanxhi

Kreu i Partisë Libra, Ben Blushi thotë se kriza politike shumë shpejt do të hyjë në krizë dhe se vendi nuk do të ketë institucione.

Sipas tij, askush nuk do të negociojë dhe se vendi po shkon në rënie të lirë.

Postimi i Blushit:

Duke nisur nga kjo javë mund të kthehemi në një Republikë pa institucione. Mund të mos kemi Qeveri, mund të mos kemi Veting, mund të mos kemi President dhe mund të mos kemi Zgjedhje. Askush nuk po negocion dhe askush nuk do të negociojë. Shqipëria po shkon në rënie të lirë. Edhe vetë kriza po hyn në krizë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme