Mijëra persona manifestuan sot kundër terrorizmit me pankarta ku shkruhej “Ne do t’i mundim”, dy ditë pas një atentati të përgjakshëm me kamion të kryer, sipas policisë, nga një uzbek, i cili tregonte interes për grupet xhihadiste
Sipas Bashkisë së Stokholmit, më shumë e 20 000 persona morën pjesë në “manifestimin për dashuri” të iniciuar në rrjetin social Facebook pasi një kamion hyri mes turmës së njerëzve në rrugën për këmbësorë më të frekuentuar të Stokholmit në një mënyrë që të kujtonte dhe sulmet e tjera të marra përsipër nga grupi i Shtetit Islamik.
“Ky shtetas uzbek, 39 vjeç, arrestuar disa orë pas dramës dhe dërguar në paraburgim, ishte dëbuar nga Suedia pas refuzimit të kërkesës për leje qëndrimi. Ai manifestonte interes për organizatat ekstremiste të Shtetit Islamik”, deklaroi shefi i policisë kombëtare, Jonas Hysing, në një konferencë shtypi.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi