Një gjarpër 4 metra i gjatë është gjetur në frigoriferin e një supermarketi. Një qytetar nga Johannesburgu ka shkuar në frigoriferin e supermarketit për të marrë një kos, por është përballur me një piton.
“Ai ishte një piton katër metra i gjatë dhe ne të gjithë jemi shokuar”, është shprehur menaxheri i supermarketit Martie Esnouf.
“Ajo ishte në frigorifer dhe mund të ketë ardhur nga pjesa e pasme e frigoriferit” , ka thënë ai.
Pas kësaj ngjarje supermarketi është mbyllur për 48 orë, dhe më pas do t’i kthehet normalitet raportojnë mediat. Ndërsa gjarpri është dërguar në Parkun Nacional në Kruger.klan
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...