Hassan Rouhani dhe Vladimir Putin e dënojnë agresionin e SHBA-së në Siri

16:46 | 9 Prill 2017
Arbresh.info

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Iranit, Hassan Rouhani, janë pajtuar gjatë një bisede telefonike se veprimet agresive të SHBA-së kundër Sirisë ishin të palejueshme dhe se i kanë shkelur ligjet ndërkombëtare, ka thënë Kremlini në një komunikatë.

Të dy liderët, po ashtu, kanë bërë thirrje për një hetim ndaj incidentit me armë kimike në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib.

Ata kanë shtuar se janë të gatshëm që ta thellojnë bashkëpunimin në luftë kundër terrorizmit.

Kremlini ka thënë se biseda telefonike u bë me iniciativë të Iranit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme