Sulmi në Stockholm, i dyshuari ishte urdhëruar që të deportohet

13:48 | 9 Prill 2017
Trina Galanxhi

I dyshuari i sulmit në Stockholm ishte urdhëruar që të deportohet, ka raportuar policia suedeze.

39-vjeçari nga Uzbekstani ka kryer sulm terrorist në qendër të Stockholmit, duke hyrë me kamion në një qendër tregtare, transmeton portali arbresh.info.

Policia ka shtuar se i dyshuari ishte i njohur për ekstremizëm. Kërkesa për azil i ishte refuzuar në qershor të vitit të kaluar dhe ai kërkohej nga zyrtarët e emigracionit, thuhet në deklaratën e policisë.

Gjatë sulmit katër persona kanë humbur jetën, dy shtetas suedez, një anglez dhe një belg./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme