Google ADS

Dy të plagosur nga të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

11:10 | 9 Prill 2017
Arbresh.info

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në rrugën “ Fehmi Agani”, në Prishtinë ka pasur disa të shtëna me armë zjarri dhe si pasoj janë lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info Zëdhënsi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Më poshtë keni përgjigjjen e plotë të Daut Hoxhës:

“Me datë 09.04.2017 rreth orës 03:30 ne rr. ”Fehmi Agani” ne Prishtinë ka pasur te shtëna me arme zjarri ku si pasoje e te shtenave lëndime kane pësuar 2 persona.Te dyshuar në këtë rast janë 3(tre) persona te cilët dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes me nje veture BMË me ngjyre te zeze dhe gjate largimit me veturën e lartecekur ne levizje kane bere demtime edhe te 3(tri)veturave te tjera. Njeri nga viktimat ka marre lëndime nga arma e zjarrit ne kraheror dhe ne dore i cili është dërguar ne QKUK dhe është jashtë rrezikut për jete, ndersa viktima tjeter ka marre gervishje te cilat dyshohet te jene poashtu nga arma e zjarrit. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja. Ne lidhje me rastin janë njoftuar njesit hetuesise rajonale dhe te teknikes kriminalistike te cilët kane bere ekzanimimin e vendit te ngjarjes si dhe hetime intensive janë në proces nga njesitet kompetente policore.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ne konsultim me te rasti inicohet Vrasje ne tentative dhe dëmtim prone. Per informata tjera do të  njoftoheni me kohe”, ka thënë Hoxha./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme